Sill shokun ose shoqen dhe perfito 20% me lirë në trajtimin tuaj.
BruxiPlate është një pllakë e përbërë nga material i fortë dhe elastik. Kjo pllakë që mund të prodhohet me ngjyra të ndryshme dhe transparente, mbahet në gojë gjatë natës. Kjo pllakë është unike për gojën tuaj dhe formën e dhëmbëve tuaj. Bruxiplate mbron dhëmbët tuaj që të mos dëmtohen duke ju mbrojtur dhe nga dëmtimi i artikulacionit. BruxiPlate prodhohet në Zvicër nga materiale të standardeve më të larta të çertifikuara për pllaka bruksizmi dhe ka 2 vite garanci. Për të porositur BruxiPlate duhet të skanohet goja juaj 3D dhe të rezervoni skanimin pranë Smilecorner.
Bruksizmi apo kërcitja e pavullnetshme e dhëmbëve prek rreth 20% të popullatës, ndërkohë që personat me bruksizëm shpesh nuk e dinë që ka edhe trajtim për zakonin që ata kanë".
Bruksizmi është termi që përdoret kur një person kërcet dhe shtrëngon dhëmbët pa pushim dhe në mënyrë të paqëllimshme. Kjo ndodh kryesisht natën, por edhe ditën. Personat me bruksizëm zakonisht nuk janë të ndërgjegjshëm që kanë këtë zakon dhe shpesh nuk e dinë që ka edhe trajtim për zakonin që ata kanë, deri në momentin që drejtohen tek mjeku apo dentisti për shkak të dëmit që ata u shkaktojnë dhëmbëve dhe gojës së tyre.
Mendohet se bruksizmi transmetohet gjenetikisht dhe prek rreth 20% të popullatës. Kjo është një patologji që zakonisht prek fëmijët e vegjël gjatë kohës së gjumit dhe zhduket me rritjen e tij. Megjithatë, një pjesë e fëmijëve që paraqesin bruksizëm gjatë fëmijërisë mund ta shfaqin atë edhe kur rriten. Bruksizmi në këto raste ndodh kur i rrituri është duke kaluar një gjendje stresi gjatë punës, problemeve shëndetësore etj.
Kërcitja e dhëmbëve bën që të kemi sheshim dhe dëmtim të dhëmbëve. Bruksizmi ndodh zakonisht natën, duke shkaktuar zhurmë nga kërcitja. Përveç kërcitjes së dhëmbëve, mund të kemi dhe shtrëngim të tyre. Shtrëngimi gjatë bruksizmit, në dallim nga shtrëngimi normal i dhëmbëve gjatë ngrënies, është një shtrëngim që shoqërohet me lëvizje të forta anësore të nofullës, duke sjellë shpesh edhe dhimbje të nofullës, artikulacionit, prej kësaj. Kërkimet kanë treguar se bruksizmi është forma e tretë më e zakonshme e çrregullimeve të gjumit, pas të folurës në gjumë dhe gërhitjes.
Akoma nuk dihet me siguri, por shumë studiues mbështesin faktin që stresi gjatë ditës mund të jetë një faktor shpërthyes. Shtrëngimi dhe kërcitja e dhëmbëve mund të jetë për të rriturit dhe fëmijët një mënyrë e çlirimit të tensionit. Kërkimet kanë treguar se bruksizmi zakonisht ndodh në fëmijët e ndjeshëm, me nivel të lartë tensioni nervor e ankthi, si dhe në fëmijë që kanë prirje agresiviteti dhe shpirt të lartë konkurrues.
Njerëz të ndryshëm mund të kërcasin a shtrëngojnë dhëmbët gjatë natës, por mund të mos ndjejnë asnjë shqetësim. Shenjat e bruksizmit përfshijnë: dhimbje koke, lodhje të muskujve të fytyrës, dhimbje nofulle dhe veshi, dhëmbë me ndjeshmëri të shtuar, si dhe nofull të paqëndrueshme, që edhe mund të lëvizë nga vendi e të kërcasë në rastet më të rënda. Sipërfaqet e dhëmbëve janë të ngrëna, të copëtuara ose të sheshuara. Gjatë vizitës, dentisti mund të vërejë dëmtim të dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, si dhe dhëmbë apo mbushje të copëtuara.
Fakti nëse bruksizmi shkakton dhimbje apo probleme të dhëmbëve varet nga niveli i stresit gjatë ditës, sa kohë dhe sa shpesh kërciten dhe shtrëngohen dhëmbët gjatë natës, çfarë pozicioni kanë dhëmbët e fëmijës, pozicioni i qëndrimit të fëmijës në shtrat, dieta, zakonet që lidhen me gjumin etj. Rastet e rënda të bruksizmit të patrajtuara mund të çojnë në humbje të dhëmbëve dhe dëmtim të funksionit të nofullës.
Qëllimi i trajtimit është të parandalohet ngrënia dhe dëmtimi i sipërfaqeve të dhëmbëve, si dhe dhimbja e shkaktuar nga bruksizmi, dhe kjo arrihet nëpërmjet vendosjes mbi dhëmbë të një proteze të posaçme ose pllake që mbahet vetëm natën. Proteza mund të mbulojë të gjithë dhëmbët, vetëm të sipërmit, ose vetëm të poshtmit, apo vetëm një pjesë të dhëmbëve që rrezikohen më shumë.
Në rastin e fëmijëve, nëse kur fëmija ngrihet nga gjumi ankohet për dhimbje dhe tensionim të nofullës, nëna mund të masazhojë nofullën nëpërmjet majave të gishtave në mënyrë që të lëshohen muskujt e prekur. Në këtë rast duhet pasur gjithmonë kujdes për të mos e tensionuar shumë nofullën. Përpara se fëmija të flejë mund të kryhen aktivitete për të pakësuar stresin, për shembull, nëpërmjet leximit, meditimit ose masazhit. Ngrënia e darkës duhet të bëhet kohë përpara se fëmija të flejë, sepse një stomak gati bosh mendohet se ndihmon.
Copyright © 2024 Smilecorner.ch - All Rights Reserved.
Powered by SmileCorner.ch